Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

“Ishte si të punoje në një zonë lufte”, infermierja rrëfen tmerrin me koronavirus: Kalova 13 orët e fundit…

Një infermiere e traumatizuar shpërtheu në lot, teksa kujtonte një ndërrim ankthi mes krizës së përkeqësuar të Coronavirusit që ka parë që spitalet stërmbushur dhe me pacientë të vdekur.

Infermierja nga Michigan tha që ajo bëri videon pas një ndërrimi të tmerrshëm 13-orësh dhe për të paralajmëruar njerëzit që të marrin shpërthimin seriozisht, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi për 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të punoje në një zonë lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner, me lot në sy.

Sipas LinkedIn të Steiner, ajo punon si infermiere e regjistruar në Beaumont Health.

“Unë u izolova plotësisht nga anëtarët e ekipit tim, burime të kufizuara, furnizime të kufizuara, përgjigje të kufizuara nga mjekët sepse ata janë po aq të mbingarkuar”.

“Pra, në thelb unë kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve me sëmundje kritike Covid-19 në ventilator”.

Lutja e infermieres vjen pasi spitalet në shtetin e saj kanë luftuar për të përballuar përhapjen e përkeqësuar të coronavirusit.

Michigani është shteti me numrin e pestë të rasteve në vend me më shumë se 2,200 të infektuar dhe të paktën 43 vdekje.

Të mërkurën, dy spitale kryesore të Detroit – është raportuar se kishin arritur kapacitetin për trajtimin e pacientëve me coronavirus.

Shteti pret që 16,000 raste të tjera të Covid-19 të vijnë deri në 4 prill, sipas zyrtarëve shëndetësorë, të cilët thanë se ata aktualisht kanë 25,000 shtretër me një mesatare prej rreth 80% të zënë.

Të enjten, SHBA pa se rastet e coronavirusit të rriten në 68.800 dhe numri i vdekjeve tejkaloi 1.000.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.