Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Greqia bllokon 10 mijë maska, Ruçi dhe kryeparlamentarët e rajonit letër BE-së

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe homologët e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Bashkimit Europian, përmes së cilës u propozojnë disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë në rajonin tonë.

Ata kërkojnë që vendet e Ballkani Perëndimor të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian si dhe të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të këtyre pajisjeve.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët.

Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së;

Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të pajisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Të mërkurën, 10 mijë maska me destinacion Shqipërinë u bllokuan nga autoritetet greke në doganë. Kamioni me maksa u bllokua në përpjekje për të hyrë në Shqipëri, pikërisht pas vendimit të BE për të ndaluar eksportet e pajisjeve shëndetësore me vendet jo anëtare të Bashkimit Evropiane

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.