Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Frikë mos mbarojnë produktet ushqimore? Dy tragete me 140 kamionë u ankoruan sot në Durrës

Lëvizja vetëm në orët e paradites ka sjellë një fluks të shtuar të qytetarëve në tregje e markete, shpesh duke mos zbatuar rregullin e distancimit social për mos përhapjen e koronavirusit.

E gjitha vjen si pasojë e frikës që njerëzit kanë se mos ushqimet mbarojnë. Por një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi jo vetëm që na sigurojnë autoritetet përkatëse, por mund ta shohim me sytë tanë.

Sot në portin e Durrësit janë ankoruar dy tragete AF Marina dhe FB Bari, përkatësisht me 95 kamiona, 76 shofera si dhe tjetra me 45 kamiona 37 shofera, të cilët transportojnë produkte ushqimore.

Prandaj largoni frikën, qëndroni në shtëpi dhe dilni në tregje e markete sa më rrallë, ushqimet nuk do të mbarojnë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.