Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Burre e grua me koronavirus ne Tropoje, punonin ne shkolle e ne SHISH

Detaje të reja mësohen lidhur me dy të infektuarit e parë në qytetin e Tropojës. Pozitiv kanë dalë një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit, banues në lagjen “Partizani”.

Mësohet se burri është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese.

Dyshohet se të dy janë infektuar nga motra e bashkëshortit, e cila ka qenë së fundmi në Itali. Megjithatë të dy janë në gjendje të mirë, ndërkohë ka filluar edhe hetimi për persona të tjerë që kanë pasur kontakte të afërta me ta.

Mesohet se dy pacientet kane pasur kontakt me mjeke ne Tropoje pasi jane derguar fillimisht ne qendren mjekesore e me pas ne spitalin e qytetit.

Në Shqipëri janë shënuar 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar.

Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.