Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë – Shkup, vdesin tre persona

Tre persona kanë vdekur si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të fshatit Babush.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”.

Sipas burimeve thuhet se tre personat e përfshirë në aksident kanë vdekur.

“Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.