Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

1200 qytetarë të gjobitur, Lleshaj: Ndëshkimet do të jenë më të ashpra e të forta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi se masat ndëshkimore për qytetarët që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria do të ashpërsohen. Në një postim në “Facebook”, Lleshaj u shpreh se deri tani janë gjobitur 1200 qytetarë.

“Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi. NUK ka zgjidhje tjetër. Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. ASKUSH nuk do të tolerohet. #QëndronëShtëpiShpëtoJetë.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.