Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vjosa Osmani kundër rrëzimit të qeverisë: Kemi një kontratë me “VV”, koha të përqëndrohemi tek pandemia

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëkohësisht përfaqësuese e LDK, Vjosa Osmani deklaroi nga foltorja e kuvendit se do të votojë kundër mocionit të mosbesimit të Qeverisë “Kurti”.

“Ky në fakt është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja. Ky mocion është ngritur nga qeverisë së ndryshimit, ku shumë politikanë duket se nuk e duan ndryshimin. Sot rrezikojmë ta humbim edhe atë fije solidariteti që e kemi gëzuar para pandemisë, kjo është e pashembullt”, deklaroi Osmani.

Përfaqësuesja e LDK, jep edhe arsyen e këtij qëndrimi, të lidhur sidomos me situatën nga koronavirusi.

“Ëndrra për të mbisunduar tjetrin shndërrohet në një betejë meskine për pushtet. Në këtë çast kur egoja jonë na kërkon të mbushim apetitet tona politike, mjekët tanë po përmbushen të shpëtojnë secilën jetë, por ne kemi vendosur t’i lëmë ata të pashpresë në betejën e tyre jetësore. Duke i ndëshkuar ata me një lehtësi të madhe.Tani në Kosovë është një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit. Marrëveshja për bashkëqeverisje është kontratë, është besim, që duhet të respektohen nga të gjithë. Këto veprime do ta përdhosin vullnetin qytetar për ndryshim. Do ta vrasë shpresën që qytetarët patën nevojë për ndryshim. Qytetarë, rënia e Qeverisë nuk shënjon qëndresën tuaj ndaj të keqes. Asnjë rënie nuk është e përhershme. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur që të mbrojë secilin parim politik. ka thënë ajo.

Osmani u shpreh e bindur se ky koalicion qeverises ka shanset të përmbushe pritshmëritë me të cilat doli para qytetarëve të Kosovës…

“Unë e di se cila është kontrata që lidhëm me qytetarët, ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN-it dhe po luftimit të krimit dhe korrupsionit. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it dhe nuk e thyej besimin e qytetarëve për asnjë çmim. Besoj se Qeveria ndërmjet LDK-së dhe VV-së ka qenë e zonja që ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe këtë e ka dëshmuar në pak ditë, prandaj nuk mund të pajtohem me këtë mocion mosbesimi aq më tepër në një kohë të gjatë për qytetarët, sepse konsideroj se duke e votuar mocionin për shkarkimin e Qeverisë ne e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë pikërisht për ndryshimin që e kanë kërkuar”,

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.