Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike deklaruan se në total janë testuar 34 vetë.

Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri, shkruan Rel.

Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.