Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Një tjetër paciente me koronavirus ndërron jetë në Maqedoninë e Veriut, viktima një 66-vjecare nga Dibra

Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut Venko Filipce në një dalje publike, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë edhe një tjetër paciente me koronavirus në këtë shtet, duke cuar numrin e viktimave gjithsej në 3 persona.

“Sot kemi edhe një paciente që ka humbur jetën e cila për një kohë të gjatë ishte në respiracion. Pacientja 66-vjeçare ishte nga Dibra” deklaroi Filipçe.

Ministri deklaroi se sot në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 29 raste të reja, duke dërguar numrin e përgjithshëm në 177 persona.

Në mesin e të infektuarve, siç theksoi Filipçe, janë edhe 5 mjekë nga Klinika e Dermatologjisë. Këta mjekë kanë pasur kontakte me shefen e klinikës që është infektuar javë më parë në Itali. Të pestë mjekët pozitiv me coronavirus janë vetizoluar në shtëpi. Në javët e ardhshme do të zhvillohen teste për ata që kanë pasur konkakte me pacientët me koronavirus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.