Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Koronavirus, virologu australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart

Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te koronavirusi dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar për infeksione dhe në virologji u shpreh se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet. Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe lihen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”,-ka thënë Newsome.

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”- vazhdon më tej virologu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.