Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Detajet, çfarë po diskutohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo mbledhje dedikuar tërësisht situatës me Covid 19 është duke u zhvilluar online përmes një platforme të ngjashme e të sigurt e ngjashme me ato që përdoren nga ajo që njihet si teleperformancë.

Vlerësimi i situatës parashikimet për pikun dhe strategjitë e përballjes me të deri në fund. Sikurse edhe vlerësimi i situatës së spitaleve rajonale, pajisja trajnimi dhe mbrojtja e personelit mjekësor.

Burime nga kjo mbledhje thanë se Presidenti Ilir Meta është shprehur për nevojën e përforcimit të spitaleve rajonale.

Po diskutohet gjithashtu edhe për detyrat për çdo institucion. Një tjetër pikë diskutimi në Këshill është edhe riatdhesimi shtetasve shqiptarë të mbetur në shtete të ndryshme pas mbylljeve të kufijve tokësor dhe fluturimeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.