Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Të thyen zemrën, takimi i gjyshit me nipin në kohë koronavirusi bëhet viral

Një fotografi është bërë virale në rrjete sociale. Në të shihet momenti teksa një baba në Britani, po mbanë për herë të parë në krahë fëmijën e tij të porsalindur.

Por nga krahu tjetër, gjyshi i vogëlushit, e shikon këtë skenë nga dritarja, pasi koronavirusi ka kapluar së fundmi të gjithë Britaninë dhe në mes të frikës, i moshuari është detyruar të mbajë një dinstancim të tillë.

“Tre breza në dinstancim social… Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi po pret që se shpejti të mbajë në krahë nipin e tij”, ka shkruar në rrjete sociale, halla e foshnjës.

Pasi foto u bë virale, në drejtim të saj vërshuan mijëra komente dhe pëlqime, shkruajnë mediat e huaja. Sakaq, kujtojmë që Britania është kthyer në një nga vatrat më të reja të Koronavirusit në Evorpë dhe po njeh një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve dhe viktimave, citon top channel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.