Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Maldini rrëfen ditët e “ferrit” me Koronavirus: E keqja kaloi, tani jemi mirë

Në fillim një video-mesazh në profilin e tij në “Instagram” dhe më pas një intervistë në “Corrriere Dello Sport”.

Paolo Maldini ka rrëfyer ditët e vështira me Coronavirus, teksa mes falenderimeve dhe mirënjohjes për të gjithë ata që në Itali po luftojnë me virusin është shprehur se ai dhe djali i tij, Daniel e kanë kaluar momentin më të vështirë. “Tani jam mirë. Më e keqja kaloi”, është shprehur legjenda e Milan dhe futbollit italian e botëror në përgjithësi. Tashmë drejtor teknik i klubit kuqezi, ish-mbrojtësi është një shembull se Covid-19 mund të prekë këto, edhe një trup të stërvitur gjatë gjithë jetës.

“Ishte si një grip, por më i keq. Unë e njoh mirë trupin tim. Çdo sportist e njeh trupin e tij. Dhimbjet e trupit janë të forta. Një virus i ri, që detyron trupin të luftojë kundër një armiku që nuk e njeh”, ka vijuar Maldini. Ai dhe djali i tij, Daniel, edhe ky futbollist i Milan u izoluan menjëherë vullnetarisht, duke evituar infektimin e pjesës tjetër të skuadrës. “Në 5 mars mu shfaqën simptomat e para. Ditën tjetër duhet të shkoja në Milanello, por qëndrova në shtëpi. Nuk i takoja futbollistët prej 14 ditësh. Te Milan jemi shumë të kujdesshëm me shëndetin dhe askush tjetër nuk është prekur. Edhe Daniel kishte dhimbje trupi dhe temperaturë, por ai është shumë i ri”, ka thënë Maldini.

https://www.instagram.com/paolomaldini/?utm_source=ig_embed

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet