Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dyqanet ushqimore dhe farmacitë të sigurojnë rezerva për 3 muaj, në të kundër 5 milionë lekë gjobë

Dyqanet dhe farmacitë duhet të furnizohen me rezerve ushqimore dhe barna për një periudhë 3-mujore, në mënyrë që të mos ketë mungesa në treg, në të kundërt do të gjobiten më 5 milionë lekë dhe do të përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare.

Ky urdhër është vendosur me akt normativ dhe botuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa u bë e ditur mbrëmjen e djeshme edhe nga ministri Arben Ahmetaj gjatë një lidhje live në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV.

Sipas aktit normativ është e detyrueshme që të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19., në të kundërt do të gjobiten dhe përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për 3 vite. Nëse në fund të luftës me infektonin e Covid 19, dyqanet nuk i kanë shitur këto rezerva, ato do të blihet nga Rezervat e Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë nga subjektet tregtare.

I njëjti urdhër dhe që hyn në zbatim menjëherë vlen dhe për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore, subjekte që prodhojnë barna dhe pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gatishmëri dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barna dhe pajisje mjekësore për përballimit e situatës së emergjencës shkaktuar nga COVID-19.

” Mosmarrja e masave, sipas përcaktimit të parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe me përjashtimim nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik”, thuhet në Aktin Normativ të qeverisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet