Covid-19 në Europë, sot Franca 240 viktima, Anglia 87, Holanda 63 dhe Gjermania 34

Bota
Covid-19 në Europë, sot Franca 240 viktima, Anglia 87, Holanda 63 dhe

Koronavirusi po përparon frikshëm edhe në Francë. Këtë të martë është kapur shifra më e madhe e viktimave deri më tani brenda 24 orëve.

Më konkretisht të dhënat saktësojnë se në Francë kanë vdekur në 24 orët e fundit 240 paciente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë mënyrë totali I viktimave shkon 1100 në Francë, vendi I trete më I prekur në Europë pas Italisë dhe Spanjës. Afro 2500 raste të reja u gjeten në mesin e francezeve këtë të martë duke e cuar shifren e atyre që kanë dal pozitiv deri më tani në mbi 22 mijë.

Edhe Anglia ka shënuar rekord viktimash këtë të martë. Si asnjëhere më parë deri më tani kanë vdekur 87 persona e numri I përgjithshëm I të vdekurve ka shkuar në 422 ndërsa të prekur janë mbi 8 mijë.

Në Gjermani kanjë humbur 34 paciente duke e cuar shifren e përgjithshme në 156 ndërsa të infektuarit janë mbi 33 mijë.

Edhe Holanda ka shifra alarmante pasi vetëm këtë të martë kanë vdekur 63 persona duke e cuar totalin ne 287.

Portugalia me 10 të vdekur, Turqia me 7, Suedia me 9, Danimarka me 8 dhe Austria me 7 janë të të tjera vende në Europë me shpërthim të madh të koronavirusit, citon vizionplus.

ME TE LEXUARAT