Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zyrtare, UEFA shtyn finalet e Champions dhe Europa League

Uefa ka zyrtarizuar shtyrjen e finaleve të kupave të Europës, Champions dhe Europa League për këtë sezon.

Finalja e Uefa Champions league ishte progtamuar për tu luajtur në 30 maj, ndërsa Europa League më heret. E njejta gjë vlen edhe për finalen e femrave tek champions league.

Shtyrja e finaleve të muajit maj, erdhi si pasojë e emergjencës nga COVID-19 ku situate në Europë është vërtet problematike.

Uefa nuk ka dhënë datë të re për këto finale pasi kjo gjë do të shihet varësisht nga situate që do të jetë në europë në javët në vijim.

Megjithatë po shqyrtohet mundësia edhe e shkurtimit të ndeshjeve të mbetura në program nga cerekfinalet deri në finale.

Dy janë opsionet, nga zhvillimi i takimeve cerekfinale dhe gjysmëfinale me një ndeshje në fushë neutral tek opsioni i dytë, zhvillimi I një “final 4” ose “final 8” në një vend të vetëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet