Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Fake News”, lojtari i kombëtares shqiptare U-21 nuk është prekur nga Koronavirus

Lajmi se futbollisti i kombëtares shqiptare U-21, Leonardo Maloku është prekur nga virusi Covid-19 nuk është i vërtetë. Një postim në “facebook”, pikërisht në llogarinë me emrin e futbollistit bëhej e ditur se ai ishte pozitiv me Coronavirus.

Por për fatin e mirë të mbrojtësit që luan në Spanjë me skuadrën e San Roque Lepe, bëhet fjalë vetëm për një lajm të rremë të publikuar në adresën e tij që i është vjdhur. Vetë Maloku ka sqaruar gjithçka me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan në postim Maloku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.