Dhimbje pa fund në Spanjë, 462 të vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Bota
Dhimbje pa fund në Spanjë, 462 të vdekur vetëm gjatë 24

Spanja po përjeton ditë shumë të vështirë. Shifrat e të prekurve dhe viktimave që raportohen ditë pas ditë po njohin vetëm rritje të mëdha.

E hënë e 23 marsit, shënoi edhe kulmin e të dhënave. 462 persona kanë gjetur vdekjen vetëm në 24 orët e fundit, 70 më shumë sesa ditën e dielë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri total I viktimave ka shkuar në 2182, një tendence vërtet e frikshme.

Ministri I Shëndetësisë Fernando Simon konfirmoi se janë rritur me 14% edhe rastet e reja në raport me numrin total të një dite më parë.

4717 janë rastet e reja vetëm këtë të hënë ndërsa në total kanë shkuar 33 mijë e 89 të infektuar.

Lajme jot ë mira edhe nga statistikat e atyre që kanë lënë spitalin,

Në raport me të dielen, numri I atyre që kanë lënë spitalin gjithnjë krahasuar me totalin e rasteve pozitiv është 13% ndërsa një ditë më parë ishin 15%.

Ndërkohë numri I atyre që janë në terapi intensive ka shkuar në 2355 ose 32% më shumë se një ditë më parë.

Autoritetet sqarua gjithashtu se 87% e viktimave ne Spanje jane mbi 70 vjec.

ME TE LEXUARAT