Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

CR7 pranë largimit nga Juventusi, ja ku pritet të transferohet

Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe Juventusi mund të ndahen në fund të këtij sezoni. Lajmi i bujshëm në lidhje me të ardhmen e yllit portugez vjen nga Spanja. Diariogol.com raporton se 35-vjeçari shpreson të nisë një tjetër aventurë të re.

CR7 tundohet nga ideja për t’u transferuar te PSG, duke parë dhe marrëdhëniet fantastike të agjentit të tij, Jorge Mendes, me drejtuesit e kampionëve të Francës. PSG do të shesë Neymar në verë dhe sheh Ronaldon si zëvendësuesin ideal të brazilianit.

Juventusi nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi, por do ia lërë në dorë vetë lojtarit të zgjedhë. Nëse preferon transferimin në kryeqytetin francez, bardhezinjtë do të ishin gati të nisnin tratativat e shitjes me PSG-në.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet