Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Spanja në alarm nga COVID-19, kryeministri: E keqja më e madhe s’ka ardhur ende

Pas Italisë, edhe Spanja po përballet ashpër me virusin Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se në 24 orët e fundit 344 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar mbi 1.700 nurmin e viktimave.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, paralajmëroi se e keqja më e madhe nuk ka ardhur ende, dhe se ditë më të vështira e presin vendin.

Deri tani, në Spanjën me 28,572 mijë të infektuar, 12% janë personeli i stafit mjekësor. Të dhënat shqetësuese të regjistruara në Spanjë, detyruan qeverinë të zgjasë gejndjen e emergjencës për 15 ditë të tjera, duke përfshirë edhe kufizimin e lëvizjes për miliona qytetarë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi se sistemi shëndetësor i vendit është tejet i ngarkuar, dhe i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen përpjekjes për të parandaluar përhapjen e virusit. Britania e Madhe ka regjistruar 240 viktima dhe mbi 50 mijë të prekur.

Edhe në France situata paraqitet kritike. Më shumë se 12.500 persona janë prekur nga koronavirusi në francë dhe numri i viktimave ka shkuar në 562.

Në luftë me sëmundjen e rrezikshme janë edhe SHBA-të. Miliona njerëzve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa 2 shtetet më të populluara Kalifornia dhe Nju Jorku, janë në bllokim.

Prej së dielës në Nju Jork vetëm bizneset e domosdoshme qëndrojnë të hapura.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.