Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Kërkime të ethshme për vaksinën, shkencëtaret nuk kanë përgjigje për COVID-19

Ende nuk ka asnjë vaksinë që mund të shkatërrojë koronavirusin, pavarësisht se shumë kompani kërkimore, po hulumtojnë në luftë me kohën dhe janë duke zhvilluar më shumë se 20 vaksina.

SHBA aktualisht ka testuar një vaksinë tek njeriu, por raportet për efektet e saj, nuk tregojnë ende asnjë të dhënë.

Edhe në rastet kur vaksina mund të luftojë sëmundjen, duhet shumë punë që ajo të prodhohet masivisht, e të tilla përpjekje mund të zgjasin deri në një vit.

Kompania gjermane CureVac, megjithatë shpreson që në vjeshtë dhjetëra e mijëra persona mund të kenë në dispozicion vaksinën kudnër Covid 19.

Por ndërsa kërkimet për zbulimin e vaksinës vijojnë, president amerikan Donald Trump, i ka bërë thirje institucioneve për aprovimin e 2 vaksinave, ajo e malarias, dhe një medikamend kundër infeksioneve. Trump i referohet një studimi francez duke thënë se kombinimi i këtyre dy medikamenteve, shkurton jetëgjatësinë e virusit.

“Hidroksiklorokin & azitromicin, të marra së bashku, kanë probabilitetin të shënojnë revolucion në historinë e mjekësisë. Faleminderit! Shpresoj që të dyja të vihen në përdorim sa më shpejt. Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe zoti i bekoftë të gjithë”, shkruan Trump në “Twitter”.

Chloroquine është një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malariale dhe ka qënë në qarkullim për dekada, por në vendet e Afrikës nuk rekomandohet për shkak të imunitetit të krijuar nga virusi i malaries.

Në luftë me kohën për zhvillimin e një vaksine janë edhe shkencëtarët britanikë. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit po planifikojnë testimin e parë të një vaksine tek njeriu muajin e ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.