Dy tërmete të fuqishme tronditin Kroacinë

Aktualitet
Dy tërmete të fuqishme tronditin Kroacinë

Vazhdojne lekundjet sizmike ne rajonin e Ballkanit. Dy tërmete të forta brenda pak minutash kanë goditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas të dhënave sizmologjike të qendrës evropiane, tërmeti i parë ka rënë në orën 06:24 dhe ka qenë me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë pranë kryeqytetit Zagreb në një thellësi 10 kilometra nën tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 35 minuta më vonë, në orën 07:01, vendi u trondit nga lëkundjet e dyta sizmike. Sipas të dhënave nga sizmologjia, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë sërish pranë Zagrebit.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale. Një ditë më parë, edhe Greqia u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3.

ME TE LEXUARAT