Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

BE ende nuk ka dhënë ndihmë, në Itali mbërrijnë mjekë nga Kuba e Rusia

Pasditen e sotme mbërrijnë në Itali 37 mjekë dhe 15 infermierë nga Kuba. Ndërkohë që nga Rusia mbërriti avioni i parë me aparatura. Ndërsa të enjten do të vijë nga kina ngarkesa e parë me 3 milionë maska.

Aftesite e mjekëve kubanë janë te njohura në të gjithë botën. Ata ndërhynë në Haiti gjatë krizës së krijuar nga tërmeti dhe më pas nga kolera. Kanë punuar në Sierra Leone ku ndihmuan për të zhdukur Ebolën. Dhe tashmë janë gati ta bëjnë të njëjtën gjë në Krema në Itali.

Ndihma jepet plotësisht në formë solidare mes popujve të Italisë dhe Kubës. Solidariteti mes popujve gjatë këtyre orëve nuk po njeh kufij. Avioni i parë i forcave të mbrojtjes ruse është nisur më ushtarakë të specializuar për të ndihmuar autoriteteve italiane në luftën ndaj koronavirusit.

Janë 120 specialistë midis tyre epidemiologë dhe virologë si dhe disa kamionë që shërbejnë për dezinfektimin. Rusët po sjellin në Itali edhe spitale të lëvizshme, 100 ventilatorë për mushkëritë si dhe 500 mijë maska. Sot nisen 5 avionët e parë, të hënën do të mbërrijnë edhe 4 të tjerë.

Kompania italiane Alitalia në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile italiane kanë siguruar transportin për të sjellin nga Kina disa avionë me ndihma. Avioni i parë nga kina do të mbërrijë në Itali të enjten me 3 milionë maska.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.