Tirana në izolim nga COVID-19?! Foto skandaloze, ja çfarë bëhet në një nga tregjet e Tiranës

Aktualitet

Kur e gjithë bota po përjeton momente të tmerrshme për shkak të COVID-19, dhe teksa përsëritet thirrja që qytetarët të rrinë në shtëpi, kjo është pamja që të ofron sot një nga tregjet në kryeqytet.

Një numër i madh qytetarët janë dyndur në pazar për të bërë blerjet e tyre pasi do të qëndrojnë në karantinë deri mëngjesin e së hënës, ndërkohë që nuk respektojnë as distancën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Se të shumë kanë qenë ata qytetarë që nuk i janë bindur thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi.

Sapo vinte fasha e orareve për të lëvizur, qytetarë të shumë dilnin nga shtëpia për të shijuar një shëtitje apo dhe ecje në grup, që në këto kohë është e ndaluar.

Duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme, për të vijuar deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, vendi do të jetë në shtetrrethim dhe nuk do të lejohet dalja nga shtëpia.

ME TE LEXUARAT