Mjeku shqiptar: Gjendje dramatike në Spanjë, 261 të vdekur vetëm dje

Aktualitet
Mjeku shqiptar: Gjendje dramatike në Spanjë, 261 të vdekur

Europa është e gjitha e nënshtruar nga tmerri “COVID-19”.

Italia padiskutim është e gjunjëzuar me mbi 4 mijë viktima, por raportet që vijnë nga Spanja.

Doktori shqiptar Kita Sallabanda duke folur për emisionin Kapital në Vizion Plus nga Madridi, aty ku punon si doctor tha se situate është realisht dramatike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shtoi se ndonëse Spanja është një vendet me sistemin shendetesor më të mirë në Europe, fluksi I jashtëzakonshëm I pacienteve e ka bërë situatën shumë të rëndë.

Për këtë arsye tha doktori tani ushtria po ndërton spitale fushore. Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 261 persona në Spanjë duke e cuar numrin total në 1092.

Ndërkohe numri I të prekurve është mbi 25 e 600.

Shumë shqetësuese gjëndja edhe në France ku numri I viktimave tani është 450 nga të cilët vetë 78 në orët e fundit. Numri të prekurve në France ka shkuar në 12 mijë e 600.

Gjermania me 28 vdekje këtë të premte e ka cuar totalin e viktimave në 68 ndërsa numri I të prekurve ka shkuar në rreth 20 mijë. Edhe Holanda ka probleme të mëdha me 30 viktima vetëm këtë të premte, e numri total ka shkuar në 106. Në Britani kanë vdekur 33 vetë në 24 orët e fundit, në Zvicer 13 dhe në Suedi 5.

ME TE LEXUARAT