Ndalim-qarkullimi, blindat e ushtrise dalin ne rruget e Tiranes

Aktualitet
Ndalim-qarkullimi, blindat e ushtrise dalin ne rruget e Tiranes

Përveç policisë se shtetit, në terren kanë zbritur edhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Nga kjo e premte, ata do të monitorojnë çdo lagje të Tiranës, ku do të konstatojnë çdo shkelje të qytetarëve ndaj rregullave të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Efektivët e Forcave të Armatosura janë vendosur në 5 pika kryesore në kryeqytet dhe do të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e të gjitha rregullave dhe masave të urdhëruara deri më tani nga qeveria në luftën kundër Covid-19.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2991391717579650/

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron të gjithë qytetarët që nuk respektojnë fashat oraret dhe masat e bëra publike, se do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit.

Vetëm të enjten, u gjobitën me 100 mijë lekë të vjetra 234 këmbësore dhe janë bllokuar 75 automjete.

ME TE LEXUARAT