Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirus nuk kursen as yjet botërore, aktorja e njohur e serialit ‘La Casa De Papel’ rezulton pozitive

Gjatë këtyre ditëve janë zbuluar emra të ndryshëm të njohur ndërkombëtarë, të infektuar me ‘Covid 19’. Listës së gjatë i është bashkuar dhe aktorja e njohur e serialit ‘La Casa De Papel’, Itzar Ituno, e cila luan rolin e inspektores Raquel.

“Është zyrtare që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është ‘Corona Virus’. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”, shkruan aktorja në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’ ku ka zbuluar dhe një foto nga vetizolimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.