Rusia po përhap dezinformata për koronavirusin për të ngjallur panik

Aktualitet
Rusia po përhap dezinformata për koronavirusin për të

Një dokument i Bashkimit Evropian, në të cilin agjencia e lajmeve Reuters ka pasur qasje, thotë se mediat ruse kanë instaluar një “fushatë domethënëse dezinformimi” kundër Perëndimit me qëllim të përkeqësimit të ndikimit të koronavirusit si dhe për të gjeneruar panik dhe mbjellje mosbesimi.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto pohime të mërkurën, duke i cilësuar si të pabaza dhe të pakuptimta. Sipas dokumentit të BE-së, fushata ruse duke nxitur lajme të rreme online në anglisht, spanjisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht, përdor raporte kontradiktore, konfuze dhe qëllimkëqija për të bërë më të vështirë për BE-në që të komunikojë në përgjigjen/reagimin e saj ndaj pandemisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një fushatë domethënëse dezinformimi nga media shtetërore ruse dhe ato pro-Kremlinit në lidhje me COVID-19 është duke vazhduar,” thotë dokumenti intern prej nëntë faqesh, i datës 16 mars, i cili është emërtuar sipas sëmundjes që mund të shkaktohet nga koronavirusi.

“Qëllimi kryesor i dezinformimit të Kremlinit është përkeqësojë krizën e shëndetit publik në vendet perëndimore…. në përputhje me strategjinë më të gjerë të Kremlinit në përpjekjen për të shkatërruar shoqëritë evropianë,” thotë dokumenti i hartuar nga krahu i politikës së jashtme të BE-së, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

Një databazë e specializuar e BE-së ka regjistruar afro 80 raste të dezinformatave për koronavirusin që prej 22 janarit, thotë raporti.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov potencoi mungesën e një shembulli specifik në raportin në fjalë apo edhe lidhjen me një media specifike të këtyre të dhënave. “Sërish kemi të bëjmë me akuza të pabazuara, që në situatën aktuale janë ndoshta rezultat i një makthi anti-rus” tha Peskov.

Dokumenti i BE-së përmendi shembuj nga Lituania në Ukrainë. Aty u tha se në mediat sociale, të financuara nga shteti rus, RT në spanjisht ishte burimi i 12-të më i popullarizuar për lajmet mbi koronavirusin midis janarit dhe mesit të marsit, bazuar në sasinë e lajmeve të shpërndara në mediat sociale.

EEAS nuk ka pranuar të komentojë mbi dokumentin. Komisioni Evropian tha se ishte në kontakt me Google (GOOGL.O), Facebook (FB.O), Twitter (TWTR.N) dhe Microsoft (MSFT.O). Një zëdhënës i BE-së akuzoi Moskën se po “luante me jetën e njerëzve” dhe u bëri thirrje qytetarëve të BE-së që të “jenë më të kujdesshëm” dhe të shfrytëzojnë vetëm burime të besueshme të lajmeve.

“Krijim njerëzor”

BE dhe NATO kanë akuzuar Rusinë për veprim të fshehtë, duke përfshirë dezinformimin dhe përpjekje për të destabilizuar Perëndimin duke shfrytëzuar ndarjet në shoqëri. Rusia mohon çdo taktikë të tillë dhe presidenti Vladimir Putin ka akuzuar armiqtë e huaj për shënjestrimin e Rusisë, përmes përhapjes së lajmeve të rreme për koronavirusin për të shtuar panikun. Mediat ruse në Evropë nuk kanë qenë të suksesshme në arritjen e një audience më të gjerë, por ofrojnë një platformë për populistët anti-BE dhe polarizimin e debatit, thotë një analizë e grupeve joqeveritare të BE-së.

Raporti i EEAS përmend trazirat e fund-shkurtit në Ukrainë, një ish-republikë sovjetike, që tani kërkon të anëtarësohet në BE dhe në NATO, si një shembull i pasojave të një dezinformimi të tillë. Sipas tij, një letër e rreme që pretendonte të ishte nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës thoshte gabimisht se në vend ishin pesë raste të koronavirusit. Autoritetet ukrainase thonë se letra është krijuar jashtë Ukrainës, thuhet në raportin e BE-së.

“Mesazhet dezinformuese pro-Kremlin paraprijnë një narrativë se koronavirusi është një krijim njerëzor, i “armatosur” nga Perëndimi,” thuhet në raport, i cituar për herë të parë nga Financial Times.

Raporti citoi një lajm të rremë të krijuar nga Rusia në Itali, vendi i dytë me më shumë të prekur në botë, që thoshte se sistemet shëndetësore nuk do të ishin në gjendje të përballonin situatën dhe se mjekët do të zgjidhnin kush do të jetonte e kush do të vdiste për shkak të mungesës së shtretërve. EEAS ka ndarë gjithashtu me Sllovakinë informacionin mbi përhapjen e lajmeve të rreme, që thonë se kryeministri I vendit, Peter Pellegrini, është infektuar me virusin dhe duke potencuar se ai mund të ketë kaluar infeksionin tek të pranishmit e tjerë në samitet e fundit. Ndërkohë, që nga fillimi i marsit, liderët e BE-së i kanë mbajtur takimet e tyre kryesisht përmes video-konferencave./Reuters/

ME TE LEXUARAT