Ne nuk e duam jetën? Pamjet e xhiros në Shkodër janë të frikshme, te gjithe jashte!

Aktualitet
Ne nuk e duam jetën? Pamjet e xhiros në Shkodër janë të

Është e cuditshme sesi në një kohë të pazakonte e shumë të vështirë, me lajmet dramatike që vijnë sidomos nga Italia e vende të tjera të Europës për viktimat nga koronavirusi, në Shqipëri ka ende shumë qytetarë që veprojnë sikur të ishim në ditë festive.

Pavarësisht masave drastike të qeverisë për kufizimin e levizjes me makina por edhe në rrugë, sheshe e parqe, në qytete e vende të ndryshme vihet re një mungesë e madhe përgjegjëshmërie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet që korrespodenti I Vizion Plus sjell nga Shkodra janë realisht shumë shqetësuese.

Zona tek “Shëtitorja e Molos dhe ura e vjetër e Bunës” ka qënë e mbushur plot pasditen e kësaj të mërkurë.

Qytetare me familjet e tyre, të moshuar, gra e fëmijë, të gjithë në xhiro sikur të ishte ditë pushimi dhe feste e duke I bërë “karshillëk” një situatë të vështirë që po nis të ndjehet edhe në Shqipëri.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të doktoreve të spitalit Infektiv për kujdes maksimal nga qytetarët, këta të fundit as që duan tia dinë.

Një problem I madh realisht pasi në këtë mënyrë rrezikohet jo vetëm jeta e tyre por mbi të gjitha e atyre që “e duan jetën” e që qëndrojnë në shtëpi duke iu bindur maksimalisht rregullave të higjenës dhe kufizimit të lëvizjeve.

Është e domosdoshme që qytetarët të ndërgjegjësohen para se situata të precipitoje dhe të shkojë si në Itali ku drama njerëzore vazhdon.

ME TE LEXUARAT