Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U dyshua për koronavirus, dalin rezultatet e 15-vjeçares së shtruar te Sanatoriumi

Mostra e pacientes nga Pogradeci, e cila ka shfaqur simptoma të COVID-19 ditët e fundit pasi ka qenë një paciente e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nga ku kane rezultuar pozitive pjese e stafit mjekesor, ka dale negative.

Lajmi eshte njoftuar nga Instituti i Shendetit publik, sipas te cilit mesohet se 15 vjeçarja nga Mokra,ka rezultuar negative ndaj koronavirusit.

Pak me heret kane dale edhe rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të Spitalit te Fierit. Burime pranë Spitalit kanë deklaruar se rezultati është negativ për të gjithë.

7 pjestarë te stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61- vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kishte marrë ndihmë në këtë spital.

Mostrat e marra sot kanë dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetëkarantinuarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet