Shokon Valencia: 35% e skuadrës me Koronavirus, u infektua në Milano

Sport
Shokon Valencia: 35% e skuadrës me Koronavirus, u infektua në Milano

Valencia është një ndër klubet e futbollit më të prekur nga COVID-19. Në skuadrën spanjolle mes lojtarëve dhe stafit, 35% e saj ka rezultuar pozitive me koronavirus. Vetë klubi ka zyrtarizuar këtë shifër, sakaq nuk ka zbuluar emrat e të prekurve. Poashtu, në njoftimin shpërndarë për mediat del një detaj shokues.

Champions League Round Of 16 Second Leg Valencia V Atalanta

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është prova e radhës se ky virus përhapet me shpejtësi. Po ashtu konfirmon se popullata duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të ndjekë me përpikmëri të gjitha masat e autoriteteve sanitare. Pavarësisht masav të ashpra të marra nga klubi për ndeshjen e 19 shkurtiut në Milano për Champions League, rezultatet e fundit tregojnë se rreth 35% e skuadrës është pozitive”, thuhet në njoftimin e Valencia.

ME TE LEXUARAT