16 te prekur nga koronavirusi ne Kosove, pacienti i fundit u kthye nga Londra

Kosovë&Rajon
16 te prekur nga koronavirusi ne Kosove, pacienti i fundit u kthye nga Londra

Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i rasteve të shkojë në 16.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare në 'Facebook'.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas IKSHP’së, gjendja e saj është stabile.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femerore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.

Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

DEKLARATA E PLOTE:

Një rast i ri me COVID-19

Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.

Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

ME TE LEXUARAT