Studimi ne Itali, vetem dy te vdekur nga koronavirusi, te tjeret me semundje te dyta

Aktualitet
Studimi ne Itali, vetem dy te vdekur nga koronavirusi, te tjeret me semundje te

“Instituto Superirore di Sanita” në Itali ka kryer një studim duke u bazuar tek të dhënat mjekësore të mbledhura nga ata që ndërruan jetën prej koronavirusit. Sipas studimit të publikuar në mediat italiane, vetëm dy pacientë ndërruan jetë direkt nga COVID-19, pa patur patologji të tjera.

Gjatë një konference për shtyp, presidenti i “ISS”, Silvio Brusaferro njoftoi edhe se mosha mesatare e pacientëve që rezultuan pozitivë me koronavirus dhe më pas vdiqën është 80.3 vjeç. Një fakt tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me gjininë: vetëm 25.8% e viktimave janë gra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas studiuesve, kjo mund të shpjegohet me ndryshimet në stilin e jetës mes burrave dhe grave, ku bëjnë pjesë duhanpirja dhe alkooli. Po ashtu, “ISS” ka gjetur se shumica e atyre që kanë humbur jetën prej koronavirusit, kanë qenë të prekur edhe nga sëmundje kronike, ndërsa vetëm në dy raste nuk janë gjetur deri tani patologji të tjera.

Megjithatë, theksohet se ekzaminimi i të dhënave mjekësore për këto dy raste nuk ka përfunduar ende dhe mund të shfaqen edhe shkaqe të tjera të vdekjes, përveç koronavirusit, citon vizionplus.

ME TE LEXUARAT