"Na mbylli emisionet i gjati", Arian Cani shperthen ndaj Edi Rames

Showbiz

Qeveria miratoi një akt normativ, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Në një nga masat e këtij akti normativ parashikohen dhe sanksione për televizionet. Sipas kësaj mase transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë ose mund të rrezikojnë bllokimin e transmetimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas këtij vendimi, moderatori Arian Çani ka reaguar me një status në faqen zyrtare të emisionit të tij “Zonë e lirë”. Çani i drejtohet Ramës duke u shprehur i indinjuar për këtë masë.

Çani shkruan: “Na mbylli I Gjati na mbylliiiii… Ka 20 vjet qe e pret kete dite… Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit !!! Tani je qe je, futi nje te mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qete… Te erdhi dita dhe e meriton.

Ke luftuar per kete dite… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen ne keto kohe kolerash. Madje shumica e banoreve idiote dhe analfabete te ketij katundi, do gezohen pa mase. Jepi Ramses Faraoni… Godit fort. Déguelasse!”

ME TE LEXUARAT