Shkencëtarët australianë thonë se kanë gati vaksinën kundër koronavirusit

Bota
Shkencëtarët australianë thonë se kanë gati

Shkencëtarët australianë pretendojnë se kanë krijuar tashmë vaksinën kundër koroanvirusit vrasës por duhen ende disa muaj para se ta adminsitrojnë te njerëzit.

Tre shkencëtarë të Universitetit të Queensland, në Brisbane, besojnë se vaksina mund të imunizojë trupin kundër COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dr Keith Chappell, i cii ka studiuar stabilizimin e proteinave virale, tha për mediat vendase: “Në lidhej me arritjen e një vaksine që të funksionojë besojmë se jemi aty”.

Grupii tij ka punuar me rreth 250 formulime të ndryshme derisa vendosën të zgjidhnin një kandidat të qujtur S-Spike e cila po testohet aktualisht te kavjet dhe do të nisë testimet njerëzore në qershor.

Dr Chappell shpjegon se zhvillimi i plotë i një një injeksioni për njerëzit do të kërkojë kohë.

“Krijimi i një vaksinë për shtatë miliardë nejrëz do të thotë diçka krejt tjetër”, thotë ai duke shtuar se studiuesit duhet të jenë të kujdesshëm për rreziqet komercialeqë mund të kompromentojnë sigurinë apo efikasitetin e saj.

Ai shton se vaksina është kërkuar duke veçuar aftësitë infektive të virusit me anë të teknologjisë së re të ‘kapjes molekulare’ të ADN-së.

Teknologjia përdor sekuencimin e ADNsë që është publikuar nga Kina, për të prodhuar një proteinë të njëtë me atë të virusit.

Kjo proteinë është esenca e vaksinës, e aftë të gjenerojë reagimet e sistemit imunitar që mbrjnë trupin nga infeksioni./top channel

ME TE LEXUARAT