Adi Krasta i rikthehet së shpejti ekranit shqiptar

Showbiz
Adi Krasta i rikthehet së shpejti ekranit shqiptar

Një nga gazetarët dhe moderatorët më profesionist në Shqipëri, Adi Krasta që pas dekadash si drejtues i spektakleve, vitet e fundit të karrierës së tij televizive i është dedikuar ‘talk show-t’, do të rikthehet shumë shpejt si pjesë e televizionit që drejtohet nga gazetari, Çim Peka.

Krasta do të vijë me programin e quajtur ‘A’, i cili do e mbajë në ekran edhe gjatë sezonit që vjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Para disa ditësh kolegë gazetarë që po punojnë për një stacion të ri televiziv, ‘Syri Television’, më kanë bërë një ftesë publike për të punuar me ta. E pranoj me deshirë ftesën e tyre të respektueshme. Gjithmonë kam patur bindjen se gazetaria mund të jetë një profesion dinjitoz. Faktet janë kokëfortë e të pandryshueshëm. Ja vlen të punohet për t’i percjellë ato tek publiku besnikërisht. Vendit i duhet një publik i informuar. Është gjithmonë një lajm i mirë lindja e një televizioni te ri”, ka shkruar Krasta krah postimit të fundit në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu se do të jetë pjesë e televizionit më të ri në vend.

Kujtojmë se Adi së fundmi ka qenë i angazhuar në televizioni ‘T7’ në Kosovë dhe nuk dihet nëse do ta vazhdojë programin e tij në gjysmën tjetër të Shqipërisë.

Eksperienca e moderatorit të dashur në ekranet shqiptare është mjaft e gjatë, ndaj me siguri dhe teleshikuesit e presin me shumë kurreshtje rikthimin e tij.

ME TE LEXUARAT