Urbanet e Tiranes sfidojne urdherin e Bashkise, dalin ne qarkullim, nuk pyesin per koronavirusin

Aktualitet
Urbanet e Tiranes sfidojne urdherin e Bashkise, dalin ne qarkullim, nuk pyesin

Urbanet e Tiranes sfidojne masat e vendosura kunder koronavirusit dhe dalin serish ne qarkullim diten e sotme. Bashkia e Tiranës njoftoi të mërkurën pezullimin e shërbimit të transportit publik. Qytetarët u informuan se duke filluar nga sot linjat do të ndërpriten për një afat të pacaktuar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pamjet e kapura në orën 7:00 në Kamëz dhe në hyrje të Tiranës tregojnë të kundërtën. Pavarësisht firmosjes së vendimit për ndërprerjen e transportit publik, konstatohet se disa linja urbane në kryeqytet vijojnë punën normalisht, duke mos e respektuar urdhrin për të shmangur përhapjen e COVID 19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar. Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

Shërbimi i transportit qytetas; Shërbimi i transportit rrethqytetas; Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes”, thuhej në njoftim të Bashkisë së Tiranës shpërndarë për mediat mbrëmjen e së enjtes”, thuhej në njoftimin e Bashkisë Tiranë një ditë më parë.

ME TE LEXUARAT