“Shkozeti”, goditet grupi në Durrës, sekuestrohet drogë dhe municion luftarak

Aktualitet
“Shkozeti”, goditet grupi në Durrës, sekuestrohet

Policia e Durrësit njofton se ka goditur një grup, të cilit i është sekuestruar drogë dhe municion luftarak.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se operacioni është finalizuar, pasi është ndjekur për dy muaj me metoda pro aktive. Si rrjedhojë, dy persona u arrestuan, ndërsa njëri u procedua në gjendje të lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës

Finalizohet një tjetër goditje e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Shkozeti” , ndjekur prej dy muajsh me metoda proaktive.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash marijuanë, municion luftarak, peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, targa automjetesh dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të një hetimi dymujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shkozeti”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, banues në Durrës, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi I. H., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të shtetasve E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

ME TE LEXUARAT