Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shërohet pacientja 0 e prekur nga koronavirusi në Greqi

Qendra operative e krizave spitalore ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin COVID-19, është plotësisht e shëruar. Me përmbushjen e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38-vjeçare dhe fëmija i saj 9 vjeç priten të largohen nga spitali për t’iu kthyer jetës së tyre normale.

Rasti 0 u evidentua në vend, mbasi pacientja 38-vjeçare u paraqit në spitalin Ahepa të Selanikut, mbas një udhëtimi biznesi në Milano.

Prej ekzaminimeve, u konstatua se edhe djali i saj 9 vjeç kishte simptoma të sëmundjes, ndaj edhe të dy u izoluan në spitalin e Selanikut në kushtet e karantinës së plotë.

Ata u mbajtën në një dhomë me presion negativ, ndërsa simptomat e tyre nuk ishin të rënda dhe organizmi reagoi mjaft mirë ndaj medikamenteve me të cilat u trajtuan.

Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe gjendjes së tyre psikologjike, e cila u vlerësua e kënaqshme.

Lajmi për shërimin e pacientes së parë, ka shtuar optimizmin në Greqi, ku deri tani janë diagnostikuar me koronavirus 99 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Vlen të theksohet se deri tani, në vendin fqinj, nuk ka asnjë viktimë prej këtij virusi, ndërsa prej gripit H1N1, janë shënuar më shume se 85 viktima që prej vjeshtës së vitit 2019./tch

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet