Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pezullimi i pagesës së kredivenga koronavirusi, Basha: E propozuar nga PD, t’i zbatojë dhe qeveria

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive. Ai thotë se është një nga masat e propozuara nga PD dhe se situata emergjente kërkon masa emergjente. Basha fton qeverinë që të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike e sociale të propozuara nga PD.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, shkruan Basha në “Twitter”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet