Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ngrijne” pagesat e kredive, për 3 muaj bankat nuk do të kërkojnë shlyerjen e kësteve

Banka e Shqipërisë ka vendosur të “ngrijë” pagesat e kredive në tre muaj. Mësohet se vendimi do të jetë i vlefshëm për individët dhe për subjektet private.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se këstet do të falen. Vendimi është marrë në përshtatje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me qëllim shmangien e radhëve në banka dhe për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur daljen e individëve nga banesat apo dhe shmangien e kontakteve të mundshme.

Sa i përket modaliteteve që do të përdoren, Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë se si do të duhet të veprojnë.

Në periudhën e “ngrirjes” së pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat mbi mospagesën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet