Koronavirusi, Trump pezullon te gjitha fluturimet nga Europa drejt SHBA per nje muaj

Bota
Koronavirusi, Trump pezullon te gjitha fluturimet nga Europa drejt SHBA per nje

Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren," tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime "për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura," por nuk dha hollësi.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemic globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

ME TE LEXUARAT