Greqi, cifti shqiptar rezulton i prekur nga koronavirusi, udhëtuan në veri të Italisë për biznes

Aktualitet
Greqi, cifti shqiptar rezulton i prekur nga koronavirusi, udhëtuan në

Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19. Bëhet fjalë për një çift biznesmenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre. Mjekët e spitatit rajonal të Zakinthos, thane se gjendja e tyre klinike eshte mjafte e mire,dhe per momentin po reagojne normalisht ndaj barnave qe po trajtohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sapo u be e ditur infektimi i tyre,autoritet e ishullit te Zakinthos,urdheruan dizifektimin dhe mbylljen e menjehereshme restoriantit shume te frekuentuar qe cifit ka ne pronesi ne qender te ishullit Jonian,dhe kalimin ne karantine edhe te 2 punonjesve te tjere te restorantit, edhe ata me origjine shqiptare.

Deri tani, punonjesit nuk kane shenja te virusit. Ne ishullin e Zakinthos jane evidentuar disa raste me Covid,por per momentin nuk behet e ditur sekush eshte burimi i infektimit te banoreve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, jane vleresuar si nder me te prekurat ne covid19.

ME TE LEXUARAT