Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në Tiranë, i lënduari dërgohet menjëherë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e quajtur Ushtari i Panjohur. Mësohet se është aksidentuar një person ku identifikimi ende bëhet i paditur, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar drejt komisariatit nga policia.

Unfiormat blu kanë mbëritur në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet