Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veliaj firmos vendimin: Nga nesër ndërpritet transporti publik në Tiranë

Nga nesër do të bllokohet transporti publik në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi i plotë

Bashkia e Tiranes në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri ne nje afat te pacaktuar pezullohet:

i) sherbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),

ii) sherbimi i transportit rrethqytetes (linjat qe lidhin qytetin e Tiranes me ish njesite administrative/Komunat

iii) sherbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat qe lidhin Bashkine e Tiranes me Bashkine e Kamzes dhe Bashkine e Vores

Bashkia e Tiranës kërkon mirekuptimin e qytetareve per masen e pezullimit te perkohshem te ketyre sherbimive te transportit, por gjykon se masa eshte e domosdoshme per te ritur eficensen e sistemit te mbrojtjes ndaj perhapjes se metejshme te virusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet