Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia ndalon dhjetëra fluturime drejt Evropës deri në fund të prillit

Edhe Rusia është po anulon fluturimet në shumë drejtime për Evropë, ndërkohë tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.

Linja ajrore shtetërore e Rusisë, Aeroflot ka bërë me dije më 11 mars se do të anulojë fluturimet në 18 qytete evropiane të katër shteteve, duke nisur nga 13 marsi deri në fund të muajit prill.

Vendimi i autoritetetve ruse vlen për Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë, pasi secila prej tyre ka raportuar për më shume se 1,000 raste të infektuara me koronavirusin e ri.

Italia, një nga vendet më të preferuara për rusët, është në mesin e vendeve të prekura më së keqi në botë nga koronavirusi, pasi deri më tani është raportuar për më shumë se 10,000 të infektuar.

Deri më tani në Rusi është thënë se janë infektuar 20 persona. Shumica prej tyre kanë rënë në kontakt me virusin gjatë vizitave që kanë realizuar në Itali.

Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar. Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet