Koronavirusi, thyen vendimin e qeverisë, shqiptari po shkonte tek e dashura me shishe alkooli
Karabinierët dhe ushtria italianë ndaluan një shqiptar, i cili po thyente vendimin e qeverisë për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndalua në Kornaredo, pasi është përgjegjës për mosrespektimin e masave të urdhëruara nga autoritetet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ushtria e kontrolloi të riun, një emër i njohur për policinë. Ai po shëtiste në rrugën Garibaldi me një shishe me pije alkoolike në dorë.
Djali tha se po shkonte të takonte të dashurën. Ai plotësoi deklaratën, e cila nuk përmban arsyet e duhura për lëvizje në kohë karantinë.