Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirus, doganat: Pezullohen shërbimet e operatorëve ekonomik

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit ka pezulluar të gjitha shërbimet që iu jepen operatorëve ekonomik pranë sporteleve të Doganës.

Në urdhrin e nxjerrë nga Drejtori Gjon Bardhi thuhet se po ashtu se do të pezullohen të gjitha kontrollet e planifikuara pranë ambienteve të operatorëve ekonomikë në terren nga strukturat e drejtorisë së doganave edhe nëpër rretheve.

Konkretisht do të pezullohen kontrollet e mbikëqyrjes doganore/ akcizës/ regjimeve doganore.

Kontrollet e mbikëqyrjes doganore emergjente do të vijojnë sipas procedurave ligjore, ndërsa përjashtim nga kjo pikë bëjnë strukturat e Antikontrabandës, Informacionit, Antitrafikut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet