Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koreja e ndali koronavirusin, masat ekstreme u respektuan nga të gjithë njerëzit

Koreja e Jugut ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të infektimeve, të cilat të premten ishin 518, ndërsa të hënën 165. Masat e rrepta parandaluese duket kanë nisur të japin efekt.

Janë shmangur radhët nëpër supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik e njerëzit respektojnë distancën e sigurisë dhe masat e tjera vetjake. Përpos kësaj, autoritetet vendosën të angazhonin ushtrinë për të garantuar zbatimin e masave qeveritare.

Por duket se ndihmesë të madhe në frenimin e valës së koronavirusit ka pasur dhe një aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit, duke i treguar distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe, dhe ç’është më e rëndësishmja, duke i orientuar përdoruesit se cilat janë zonat e rrezikut që duhen shmangur.

Janë ngritur ndërkohë edhe stacione të shumta testimi për përdoruesit e makinave e po dezinfektohen vendet publike. Kjo në një kohë kur dhe masat drakoniane të marra nga autoritetet kineze, kanë bërë që epidemia më në fund atje të nisë e të fashitet. Kina shënoi numri më të ulët të infektimeve – vetëm 19- të gjitha në Wuhan.

Ky qytet dhe krahina e tij, Hubei, kanë qenë në izolim të përgjithshëm, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ndërsa numri i infeksioneve të reja po zvogëlohet me shpejtësi, ka shenja që jeta në Kinë ngadalë po i kthehet normalitetit, citon top channel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet