FNSH në terren, pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave të infektuar me koronavirus

Aktualitet
FNSH në terren, pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes

Sot në vendin tonë tashmë janë rregjistruar 15 persona të prekur nga koronavirus, cka ka rritur panikun tek qytetarët, dhe për këtë është dashut të zbarkojnë në terren forca të shumta policie të FNSH-së, për forcimin e masave.

Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parnandalimin e përhapjes së COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t'i gjobisë.

#TËBASHKUAR

ME TE LEXUARAT